“Një për të gjithë dhe të gjithë për një, Haaland ka nevojë për mbështetjen e skuadrës që të shënojë”

“Një për të gjithë dhe të gjithë për një, Haaland ka nevojë për mbështetjen e skuadrës që të shënojë”

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, i ka fajësuar shokët e ekipit të Erling Haaland për mungesën e papritur të golave ​​të sulmuesit. Gjithsesi, ai është i bindur se ylli norvegjez do të vazhdojë të shënojë për pjesën tjetër të jetës së tij. Haaland ka shënuar vetëm një gol në nëntë ndeshjet e tij të fundit, një penallti. Përpara kësaj, ai kishte shënuar 38 gola në 28 ndeshje në të gjitha garat, në atë që ai e përshkroi si formën më të mirë të karrierës së tij. Kur u pyet se çfarë fshihej pas vështirësive të fundit të Haaland para portës, Guardiola u përgjigj se ishte “ekipi”. City mund të ketë nevojë që Haaland të rifitojë qetësinë e tij të fillimit të sezonit në ndeshjen...