Një nga më të mirët në botë, mësohet arbitri që do të vendosë drejtësinë në sfidën Kosovë-Turqi
28 Mars 2026 21:05 Telesport Më 31 mars, në mbrëmje duke nisur nga ora 20:45, në “Fadil Vokrri”, Kosova dhe Turqia do të përballen mes tyre, për të siguruar biletën për Kupën e Botës 2026. Dardanët vijnë në këtë finale pas fitores spektakolare 3-4 në transfertë ndaj Sllovakisë, ndërsa turqit bënë detyrën në shtëpi duke fituar me rezultatin minimal 1-0 ndaj Rumanisë. Duke ditur rëndësinë që ka një përballje e tillë, UEFA ka zgjedhur një nga arbitrat më të mirë në botë, i cili do të vendosë drejtësinë në Prishtinë. Bëhet fjalë për anglezin, Michael Oliver, një arbitër me përvojë të madhe. Ndihmës të tij do të jenë Stuart Burt dhe James Mainwaring. Përsa i përket biletave, ato janë tashmë të gjitha të shitura.
Burimi:
telesport.al