Një Kombëtare Kuqezi, apo dy përfaqësuese shqiptare në futbollin ndërkombëtar?

Një Kombëtare Kuqezi, apo dy përfaqësuese shqiptare në futbollin ndërkombëtar?

Nga Eduard Zaloshnja Nga sondazhi im i fundit për emisionin ‘Zëri i Shqiptarëve’, rezultoi se mbi 80% e shqiptarëve brenda Shqipërisë duan një Kombëtare Kuqezi, në vend të dy përfaqësueseve shqiptare në futbollin ndërkombëtar. Ndoshta jo rastësisht, në një sondazh rajonal që kam bashkëdrejtuar para dy vjetësh, pothuaj 80% e shqiptarëve brenda Shqipërisë dëshironin bashkimin politik të Shqipërisë me Kosovën… Por le të përqendrohemi tek futbolli. Deri në vitin 1990, në Kombëtaren Kuqezi luanin vetëm futbollistë që aktivizoheshin në kampionatin shqiptar. Për arsye të vetëkuptueshme të asaj kohe… Pas vitit 1990, në Kombëtaren Kuqezi luajtën futbollistë me origjinë nga të gjitha trevat shqiptare, që aktivizoheshin në kampionate të ndryshme europiane. Dhe eventualisht, ata futbollistë arritën ta çojnë Kombëtaren Kuqezi deri në turneun e Kampionatit Europian...