Një komb, dy ekipe, një ëndërr/ Shqipëria dhe Kosova luajnë sot, sytë e një kombi në Varshavë e Bratisllavë
Ka çaste kur futbolli pushon së qeni thjesht lojë. Ai kthehet në ndjenjë, në histori, në identitet, në krenari.Pikërisht një moment i tillë është ky për Shqipërinë dhe Kosovën, të cilat ndodhen në prag të sfidave më të mëdha të historisë së tyre, në gjysmëfinalet e play-off-it të Kupës së Botës.Dy kombëtaret e një kombi, të ndarë padrejtësisht nga historia, i bashkon një ëndërr e vetme: të dëgjojë himnin në skenën më të madhe të futbollit botëror, në verën e Amerikës së Veriut.Për Shqipërinë, kjo është një thirrje për historinë. Pas emocioneve të përjetuara në dy Kampionate Evropiane, kuqezinjtë ndodhen përballë një sfide që mund të ndryshojë gjithçka.Dueli në Varshavë ndaj Polonisë nuk është vetëm një ndeshje, është një provë karakteri dhe më shumë. Është...
Burimi:
ntv.al