Një karrierë e re për ish-lojtarin e Kombëtares, klubi italian piketon Memushajn si trajnerin e ri
Ledia Memushaj është duke nisur një karrierë të re në jetën e tij. Pas një të shkuare si mesfushor, tashmë ish-lojtari i Kombëtares shqiptare po provon veten në rolin e trajnerit. Ai pati një përvojë në stolin e Leonit në Serinë D, ndërsa tani ka mundësinë të hedhë një hap përpara. Sipas “Antenna Sud”, Memushaj është kandidatura kryesore e Altamurës. Klubi italian duket i bindur për aftësitë e ish-mesfushorit. Skuadra italiane, e cila luan në Serinë C, ka ndarë rrugët me Devis Mangia-n dhe po mendon seriozisht për të nënshkruar me Ledian Memushajn. Një mundësi e mirë për 39-vjeçarin për të spikatur edhe më shumë në futbollin italian./Sport Ekspres/
Burimi:
sportekspres.com