Një Inter i “çmendur”, zikaltërit luajnë “tenis” me Pisa-n, por Moreo i trembi jo pak, Chivu: Kemi mentalitet fitues (VIDEO)

Një Inter i “çmendur”, zikaltërit luajnë “tenis” me Pisa-n, por Moreo i trembi jo pak, Chivu: Kemi mentalitet fitues (VIDEO)

Një Inter i çmendur, një fitore e çmendur me përmbysje përballë Pisa-s që i lejon të qëndrojnë të vetëm në krye, për momentin +6 në raport me Milan. Moreo trembi jo pak zikaltërit, me sulmuesin italian që realizoi një “dopietë” golash duke bërë që në “San Siro” të pllakoste heshtja. Në minutën e 11-të, një gafë e portierit Sommer, bërë që Moreo të realizonte një gol shumë të bukur. Në të 23-tën, gjatë zhvillimeve të një goditje këndi, në shtyllën e parë, me kokë Moreo dyfishoi shifrat. Inter u zgjua dhe reagoi fuqishëm, fillimisht në minutën e 39-të, zikaltërit fituan një 11-metërsh. Nga pika e bardhe, Zielinski u tregua i saktë duke ngushtuar shifrat në 1-2. Dy minuta më pas ishte Martinez, me kapitenin që...