Një ekip dhe dy makina më shumë në pistë, ja si ndryshojnë kualifikueset e garave të Formula 1
15 Janar 2026 13:15 Telesport Në botërorin e Formula 1 të këtij viti, numri i makinave në pistë do të rritet për herë të parë që nga viti 2017. Hyrja e Cadillac do ta çojë numrin e përgjithshëm të makinave në 22. Sezoni i fundit në të cilin njëmbëdhjetë ekipe garuan në Kampionatin Botëror ishte viti 2016, kur kampion shpalleshin Mercedes dhe Nico Rosberg. Cadillac nuk do të jetë i vetmi ekip i ri në pistën e garave, duke pasur parasysh debutimin e Audi, që do të zëvendësojë Sauber. Ardhja e një ekipi të ri sjell gjithashtu disa ndryshime në rregullore, veçanërisht në lidhje me kualifikimet. Ashtu si në vitin 2016, gjashtë makina do të eliminohen nga sesioni i parë dhe i dytë i provave...
Burimi:
telesport.al