Një ditë para finales së parë për në Botëror/ Sylvinho: Kam dy muaj që nuk fle gjumë

Një ditë para finales së parë për në Botëror/ Sylvinho: Kam dy muaj që nuk fle gjumë

Shqipëria është gati për duelin historik me Poloninë, me kuqezinjtë që do të ndeshen në Varshavë të enjten për një vend në finalen e play off-it që të dërgon në Botëror. Ekipi përfaqësues ka udhëtuar drejt Varshavës këtë të mërkurë, ku pas akomodimit në hotel, skuadra ka nisur seancën e fundit stërvitore. Në konferencën për mediat, trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, u shpreh se kjo do të jetë një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e kuqezinjve, ndërsa kapiteni Gjimshiti tha se ekipi është gati për të realizuar ëndrrën e Botërorit. Nga ana tjetër, trajneri i polakëve, Jan Urban, e cilësoi këtë ndeshje si më të rëndësishmen në jetën e tij, duke shtuar se kuqezinjtë i kanë shkaktuar shpesh probleme Polonisë.