Një “bomber” për Gasperinin, Roma prezanton Malen

Një “bomber” për Gasperinin, Roma prezanton Malen

Më në fund, Roma i bën një dhuratë trajnerit Gasperini, me klubin kryeqytetas që bëri zyrtare afrimin e Donyell Malen nga Aston Villa. Sulmuesi holandez vjen në Romë në formë huazimi me të drejtë blerje. Malen ka veshur më herët fanellën e PSV, B.Dortmund dhe Aston Villa. Në 294 ndeshje në total, Malen ka realizuar 104 gola, ndërsa me fanellën e Holandës është aktivizuar në 49 ndeshje ku ka shënuar edhe 13 gola. Malen do të mbajë të veshur në Romë fanellën me numrin 14-të.