Nisja e përkryer me Manchester United, reagon Carrick: Sapo kemi filluar, fitore për djemtë dhe tifozët

Nisja e përkryer me Manchester United, reagon Carrick: Sapo kemi filluar, fitore për djemtë dhe tifozët

Michael Carrick, pas fitores dramatike 3-2 ndaj Arsenal të dielën, ka thënë se puna e tij sapo ka filluar te Manchester United. Ai ka drejtuar “djajtë e kuq” në fitoret kundër Manchester City dhe Arsenal, dy ekipeve kryesore për titull në Premier League, që kur u emërua në rolin e trajnerit deri në fund të sezonit. “Kanë kaluar vetëm 10 ditë, kështu që asgjë nuk është perfekte. Nuk mund të prisnim të vinim këtu dhe papritmas të dominonim të gjithë lojën dhe topin. Sapo kemi filluar. Është një pikënisje e shkëlqyer, por duhet të shtojmë më shumë shtresa sipër dhe do të përpiqemi ta bëjmë këtë në javët në vijim”, tha Carrick. Më tej, trajneri i United tha: “I jap shumë merita stafit dhe lojtarëve...