Nis nesër Europiani i Socca-s, gjithçka gati në “Shtëpinë e Futbollit”
Shqipëria është gati të mirëpresë Kampionatin Europian të Socca-s, që nis zyrtarisht nesër në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”. Për këtë event madhor të minifutbollit europian është ndërtuar një mini-stadium modern, i cili do të presë për pesë ditë me radhë ndeshjet e 28 përfaqësueseve pjesëmarrëse. Ndeshjet e para të turneut do të startojnë që në orën 09:00 të mëngjesit, me sfidën Bullgari – Irlandë, ndërsa gjatë gjithë ditës do të zhvillohen takime të tjera të fazës së grupeve, në një atmosferë festive dhe me praninë e tifozëve vendas e të huaj. Në mbrëmje do të zbresë në fushë edhe Kombëtarja shqiptare e Socca-s, që do të luajë ndeshjen e parë në Kampionatin Europian ndaj Turqisë, në orën 21:00. Përpara nisjes së takimit të Shqipërisë...
Burimi:
telesport.al