Nico Paz, perlë nga goditja e dënimit: Golin e parë me Argjentinën e kam ëndërruar gjithë jetën
28 Mars 2026 10:38 Alfred Lleshi Jo vetëm goli i parë me fanellën e Argjentinës, por edhe një kujtim i paharrueshëm për gjithë jetën. Harku i bukur që vizatoi Nico Paz nga goditja e dënimit me të majtën bëri që ta duartrokiste edhe Lionel Messi, i ulur në stol duke admiruar kryeveprën e numrit 10 të Comos në miqësoren ndaj Mauritanisë, e fituar 2-1 mbrëmjen e kaluar. Titullar dhe gol në “Bombonera”, 21-vjeçari i Cesc Fabregas luajti vetëm 45 minutat e para, por festoi rrjetën e parë me kombëtaren e madhe. Një perlë për të cilën Spanja do të pendohet, pasi Nico Paz ka lindur në Tenerife, por zgjodhi të ndjekë gjurmët e babait Pablo në Argjentinën e Messit. Një e majtë perfekte, me Romero...
Burimi:
telesport.al