Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Ngjarje e trishtë/ Legjenda e futbollit Ylli Shehu apel për ndihmë financiare për familjen Eksarko…
Kristaq Eksarko, ish-futbollist i Partizanit dhe kombëtares shqiptare, ndërroi jetë pak ditë më parë në moshën 66-vjeçare. Prej 19 vitesh ishte i paralizuar, ndërsa kohët e fundit vuante edhe nga një sëmundje tjetër. Pavarësisht se luftoi shumë, ashtu siç bëri edhe në fushat e Blerta, Eksarko u dorëzua mëngjesin e 29 dhjetori, por duke lënë pas një histori që nuk zhbëhet. Kontributi i tij në klubin e Partizanit ka qenë i madh pasi numëron dy tituj kampion të fitutar, të cilëve u shtohet edhe një kupë Republike. Falë nivelit të lartë të lojës të shfaqur në klub ai ia doli që të grumbullohej edhe në Kombëtare, ku ka lënë mbrësa në ndeshje të rëndësishme siç ishin ato me Irlandën e Veriut dhe me Gjermaninë Perëndimore...