Nga titulli në Premier League me Ranierin, te katastrofa e rrëzimit në ‘League One’, Leiçester ka një fajtor

Nga titulli në Premier League me Ranierin, te katastrofa e rrëzimit në ‘League One’, Leiçester ka një fajtor

Leiçester Siti ka pësuar një nga rëniet më tronditëse në historinë e futbollit anglez, duke rënë zyrtarisht në League One vetëm dhjetë vjet pas titullit të tyre të jashtëzakonshëm në Premier League asokohe të drejtuar nga Klaudio Ranieri. Rënia në ligën e tretë të futbollit anglez u vulos me një barazim 2-2 kundër Hall Siti, një rezultat që i dënoi “Dhelprat” me rrëzimin e dytë të madh. Kjo i jep fund një cikli dramatik për klubin e Midlands, i cili fitoi Kupën FA vetëm në vitin 2021 dhe tani e gjen veten përballë turpit të paimagjinaur në nivelin e tretë të futbollit në Angli. Pas konfirmimit të rënies së Leiëester City në League One, presidenti i klubit Aiyawatt Srivaddhanaprabha lëshoi ​​deklaratën e mëposhtme: Për tifozët...