Nga Shehi te Shehi, “karuseli” i pankinës së Tiranës

Nga Shehi te Shehi, “karuseli” i pankinës së Tiranës

Ndryshimet e shpeshta në stol kanë shoqëruar Tiranën që prej largimit të Orges Shehit më 5 tetor 2023. Në afro dy vite e gjysmë, bardheblutë kanë kaluar nga një trajner te tjetri, në kërkim të stabilitetit dhe rezultateve. Pas mbylljes së ciklit të parë të Shehit, drejtimin e mori Julian Ahmataj, i cili qëndroi nga 5 tetori 2023 deri më 19 shkurt 2024. Një periudhë tranzitore, që nuk solli kthesën e shumëpritur. Më pas erdhi Erbim Fagu, në krye nga 20 shkurti deri më 23 maj 2024, për t’i lënë vendin një tjetër tekniku Bledi Shkëmbi, i cili drejtoi fillimisht nga 5 qershori deri më 5 nëntor 2024. Në vijim, pankina iu besua Gugash Magani (6 nëntor 2024 – 18 janar 2025), por edhe ky...