Nga përjashtimi në një detyrë të re, Conceicao provon Mario Mitajn atje ku të gjithë e duan te Shqipëria

Nga përjashtimi në një detyrë të re, Conceicao provon Mario Mitajn atje ku të gjithë e duan te Shqipëria

Mario Mitaj ka kaluar një periudhë shumë të vështirë te Al Ittihad. Futbollisti shqiptar nuk ka qenë pjesë e ekipit për pesë takime radhazi. I pyetur në lidhje me këtë vendim, Conceicao u shpreh se mbrojtësi i Shqipërisë i nevojitet shumë në mbrojtje, por e ka marrë këtë vendim për shkak të kufizimit të numrit të lojtarëve të huaj që duhen në ekip. Mitaj ishte i sakrifikuari i parë, por shqiptari është kthyer sot për ndeshjen e vështirë në transfertë ndaj Al Qaddisiah. Ajo që ka shkaktuar habi është fakti se Mitaj nuk luan si mbrojtës i majtë, por si një mesfushor i majtë. Një detyrë që të gjithë janë kurioz që ta shohin, vecanërisht në Kombëtare, duke parë aftësitë brilante që ka ky lojtar...