Nga merkato, tek ambiciet e Partizanit. Kërnaja tregon gjithçka: Kupa e Shqipërisë, mundësi reale për të fituar Europën

Nga merkato, tek ambiciet e Partizanit. Kërnaja tregon gjithçka: Kupa e Shqipërisë, mundësi reale për të fituar Europën

Partizani respektoi pritshmëritë dhe kaloi për në raundin çerekfinal të Kupës së Shqipërisë duke mposhtur në “Arenën e Demave” me rezultatin 3-0, Burrelin. Në prononcimin e tij pas ndeshjes për “Panorama Sport”, trajneri i kryeqytetasve, Oltijon Kërnaja theksoi se skuadra e tij e kishte vlerësuar maksimalisht përballjen me matjanët duke shtuar se Kupa është një kompeticion i shndërruar në objektiv kryesorë duke qenë se mundëson edhe pjesëmarrjen në Kupat e Europës. Sakaq, Kërnaja komentoi edhe merkaton duke u shprehur se pret lojtarë të cilët mund të përshtaten me karakteristikat e skuadrës së tij, por edhe që të ketë minuta në këmbë përndryshe tha se mund të vazhdojë përpara edhe me organikën aktuale të skuadrës. Ndeshja ndaj Burrelit– “Të them të drejtën ekipi e kishte vlerësuar...