Nga Elbasani në Vlorë, sot etapa e tretë e ‘Turit Çiklistik të Shqipërisë 2026’, ja rrugët që do të bllokohen
Këtë të mërkurë do të zhvillohet etapa e tretë e ‘Turit Çiklistik të Shqipërisë 2026’. Çiklistët pjesëmarrës do të nisen nga Elbasani në orën 12:00 dhe do të përfundojnë garën e tyre në qytetin e Vlorës. Një ditë më parë u mbajt etapa e dytë, ku fitues doli Samuel Fedor. Çiklistët përshkruan rrugën Lezhë-Elbasan 149.9 km e gjatë. Etapa III-data 20.05.2026Orari i bllokimit: 12:00Elbasan–Belsh–Kuçovë–Lushnjë–Unaza e Fierit – finishi në Vlorë.
Burimi:
sot.com.al