“Nga Berlusconi te Galliani, mjeshtra të mëdhenj jete. Milani do të mbetet gjithmonë i veçantë”
Lidhja mes Ricardo Kaká dhe Milanit nuk është prishur kurrë. Braziliani, në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, rikujtoi disa etapa të karrierës dhe ndikimin e Milanit pas tërheqjes nga futbolli: “Kam pasur mjeshtra të mirë jete; Berlusconi, Galliani, Braida, Leonardo, pa harruar Florentino Pérez në Madrid. Si lojtar vëzhgoja mënyrën e tyre të punës. Sot merrem me marketing sportiv dhe do të shohim çfarë do të ndodhë në vitet e ardhshme. Milani? Marrëdhënia me këtë klub ka qenë dhe do të jetë gjithmonë e veçantë për mua”. Ai foli edhe për futbollin italian dhe magjinë e derbeve: “Futbolli italian është ende konkurrues, por niveli nuk është më si dikur. Dikur ishte liga më e rëndësishme në botë, tani është Premier League”. Sa iu përket...
Burimi:
telesport.al