Nga Atletico Madrid, Milan, te MLS e Arabia Saudite. Robert Lewandowski ka 6 oferta në tavolinë

Nga Atletico Madrid, Milan, te MLS e Arabia Saudite. Robert Lewandowski ka 6 oferta në tavolinë

12 Shkurt 2026 17:06 Telesport Menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale, të cilat zhvillohen më 15 mars, Barcelona dhe Robert Lewandowski do të vendosin përfundimisht për të ardhmen e sulmuesit polak. Por, shanset për rinovim edhe për një vit janë shumë të vogla. “Mundo Deportivo” zbulon se Robert Lewandowski ka aktualisht oferta nga 6 klube: Atletico Madrid, Milan, Fenerbahce, Chicago Fire në MLs dhe dy klube nga Arabia Saudite që mendohet të jenë Al-Nassr dhe Al-Ittihad. Dilema për të ardhmen e sulmuesit polak do të zgjidhet shumë shpejt, por sipas të gjitha gjasave sezonin e ri sulmuesin p[olak do ta shohim me një fanellë tjetër dhe jo atë të Barcelonës, pavarësisht dëshirës së tij ëpr të qëndruar edhe për një vit.