NFL/ Finale pa histori, Seahawaks shpallen kampion, spektakël e polemika në Super Bowl

NFL/ Finale pa histori, Seahawaks shpallen kampion, spektakël e polemika në Super Bowl

Seattle Seahawks janë kampionët e Super Bowl 2026. Në Levi’s Stadium të Santa Clarës, finalja e NFL-së nuk pati histori: skuadra e Seattle-it dominoi dhe mposhti New England Patriots me rezultatin 29–13. Seahawks ndërtuan fitoren mbi një mbrojtje të jashtëzakonshme, që neutralizoi çdo përpjekje të Patriots për rikthim. Sulmi i Seattle-it menaxhoi ndeshjen me qetësi, duke kontrolluar ritmin dhe duke zgjeruar gradualisht avantazhin që në pjesën e parë. New England, pavarësisht eksperiencës dhe emrit të madh, nuk arriti kurrë të hynte realisht në lojë. Ndeshja u drejtua që herët dhe përfundoi me një sukses të pastër për Seahawks, të cilët rikthehen në majën e futbollit amerikan në edicionin e 60-të të Super Bowl-it. Në pushimin e ndeshjes, spektakli i Bad Bunny solli mesazhe uniteti dhe...