Neymar, fenomen global. Ja pse brazilianët e duan patjetër në Botërorin 2026
Vetëm pak muaj para fillimit të Botërorit 2026, prania e Neymar Jr. në listën e përfaqësueses së Brazilit mbetet një temë e nxehtë. Sulmuesi, pas një sezoni të vështirë, po lufton për të bindur Carlo Ancelotin që ta thërrasë për ndeshjet miqësore të fundmarsit. Aktualisht, stafi teknik i Brazilit mendon se trupi i tij nuk është ende gati, por mediat dhe tifozët vazhdojnë ta konsiderojnë një nga figurat më të rëndësishme të futbollit brazilian. Mungesa e sigurt e Rodrygos mund t’i hapë një mundësi Neymarit. Imazhi i tij mbetet i fortë dhe perceptimi publik i pandryshuar. Sipas studimit të fundit “CelebScore” të “IBOPE Repucom”, Neymar ka një indeks njohjeje mbi 98%, i treti në Brazil pas Pelé dhe Silvio Santos. Me 25 parametra të vlerësuar,...
Burimi:
telesport.al