Neuer trondit Bayern Munich, kapiteni mungon 3 javë, humbet “Klasiken”

Neuer trondit Bayern Munich, kapiteni mungon 3 javë, humbet “Klasiken”

Në momentin më të rëndësishëm të sezonit, Bayern Munich merr një goditje të fortë. Manuel Neuer ka pësuar një tërheqje muskulore në pulpën e këmbës së majtë, një dëmtim që pritet ta mbajë jashtë fushës së lojës për të paktën 3 javë. Sipas “Sky Sport”, Neuer do të mungojë me siguri në super sfidën kundër Dortmund. Kjo është një mungesë e madhe për trajnerin Kompany pasi duhet të bëjë llogaritë pa kapitenin pikërisht në “Klasiken” kundër Dortmund që është njëkohësish edhe rivali i tyre kryesor në garën për titull, në një kohë kur verdhezinjtë renditen në vendin e dytë, 6 pikë larg Bayern Munich. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb