Nesër Itali–Irlanda e Veriut, flet Zoff: Ndeshje shumë speciale, frika nuk ndihmon kurrë

Nesër Itali–Irlanda e Veriut, flet Zoff: Ndeshje shumë speciale, frika nuk ndihmon kurrë

I intervistuar nga “Corriere della Sera”, ish-portieri kampion bote më 1982, Dino Zoff, komentoi “play off”-in e nesërm kundër Irlandës së Veriut: “Nëse luajmë si Italia, kalojmë me siguri. Jemi më të fortë se Irlanda e Veriut, Uellsi dhe Bosnja. Kemi më shumë cilësi, lojtarë më të mirë dhe përvojë më të madhe. Këto janë ndeshje speciale, fiton ai që beson më shumë. Ne duhet të besojmë më shumë. Përndryshe…” Zoff nuk dëshiron të spekulojë për pasojat e një humbjeje: “Nuk duhet të mendohet për këtë, frika nuk ndihmon kurrë. Duhet të jemi të përqendruar, të qartë, të bindur dhe, në njëfarë mënyre, të qetë, të vetëdijshëm për kapacitetet tona. Jemi Italia, bëjmë si Italia, pa menduar se kemi fituar ose humbur tashmë. Të hyjmë...