Nënshkruhet kontrata 2-vjeçare, kompania Wizz Air është sponsori më i ri i FSHF
Federata Shqiptare e Futbollit ka firmosur një marrëveshje partneriteti me kompaninë Wizz Air, e cila do të jetë sponsor zyrtar dhe njëkohësisht kompania zyrtare e fluturimeve ajrore për FSHF-në. Me këtë rast u zhvillua edhe ceremonia e prezantimit të marrëveshjes në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, ku u firmos bashkëpunimi 2-vjeçar mes palëve nga presidenti Armand Duka dhe përfaqësuesja e Wizz Air, Silvia Mosquera. Marrëveshja vjen si një hap i rëndësishëm për mbështetjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të futbollit shqiptar. Në fjalën e tij, presidenti Armand Duka uroi mirëseardhjen e partnerit të ri në “komunitetin e futbollit”, duke e cilësuar Wizz Air si një kompani lidere në tregun shqiptar të fluturimeve dhe një pikë referimi për rajonin. Ai theksoi se kjo marrëveshje nuk është rastësi,...
Burimi:
sportiim.al