Në tribunat e stadiumit të dehur dhe me kostumin e Boratit, arrestohen tre tifozët belgë
23 Janar 2026 8:10 Alfred Lleshi Duhej të ishte një mbrëmje feste, brenda dhe jashtë fushës, e ndihmuar edhe nga paraqitja pozitive e skuadrës së tyre të zemrës. Por për tre tifozë belgë të Club Brugge, transferta në Kazakistan u shndërrua në një gjysmë makthi. Nga fitorja 4-1 ndaj Kairat Almaty, që ringjalli shpresat për kualifikimin në “play off”-et e Champions League, ata do të mbajnë mend shumë pak. Shkak u bë një episod në dukje i pafajshëm. Pas nisjes së ndeshjes, grupi i tifozëve në sektorin e miqve në “Astana Arena” u zhvesh dhe mbeti vetëm me një “mankini” jeshil që mbulonte pjesët intime. Kostumi ishte një referencë e qartë ndaj filmit “Borat” (2006), i konsideruar fyes në Kazakistan për stereotipet ndaj popullsisë lokale....
Burimi:
telesport.al