Në Stamboll vendos një gol, Galatasaray me fitore të rëndësishme. Kualifikimi vendoset në “Anfield” (video)

Në Stamboll vendos një gol, Galatasaray me fitore të rëndësishme. Kualifikimi vendoset në “Anfield” (video)

10 Mars 2026 20:37 Telesport Galatasaray ka fituar 1-0 ndaj Liverpool-it në ndeshjen e parë për fazën e 1/16-ve në Champions League, e luajtur në “Rams Park” në Stamboll. Vendasit gjetën avantazhin që në minutën e 7-të. Gabriel Sara kroson nga këndi, goditja me kokë e Osimhen shtyhet me kokë nga Mario Lemina. Minutat në vazhdim nuk sollën ndonjë rast serioz për të dy ekipet, pjesa e parë mbyllet 1-0 për turqit. Në minutën e 62-të, Victor Osimhen shënon për Galatasaray-in, por festa e nigerianit shkon kot, pasi goli u anullua për pozicion jashtë loje. Në minutën e 70-të, pas një goditjeje këndi dhe rrëmujës në zonë, Ibrahima Konate dërgon topin në rrejtë. Por edhe goli i francezit anullohet, këtë herë për prekje të topit...