Në Shkodër ëndërrojnë titullin, Vllaznia me shifra perfektë
Në 107 vjetorin e themelimit të klubit, sot më shumë se kurrë, në Shkodër besojnë se ky mund të jetë viti i duhur për të rikthyer më në fund trofeun në shtëpi, në djepin e futbollit. Në letër dhe në shifra, Vllaznia është favoriti kryesor për të triumfuar këtë sezon, e vërtetuan edhe një herë duke “thyer” një nga rivalët më të vështirë, Elbasanin. Në “Loro Boriçi” dy ekipet dhuruan një sfidë shumë të bukur, e luftuar deri në sekondën e fundit. I përhershmi Bekim Balaj ishte ai që zhbllokoi ndeshjen me një goditje të fortë brenda në zonë në minutën e 23-të. Ky ishte goli i tij i 12-të sezonal duke udhëhequr listën e golashënuesve më të mirë. Elbasani nuk u dorëzua dhe minutën...
Burimi:
gijotina.com