Në rast se ikën Bastoni, Inter ka gati rikthimin e bujshëm në Serie A. 50 milionë euro për mbrojtësin e Italisë

Në rast se ikën Bastoni, Inter ka gati rikthimin e bujshëm në Serie A. 50 milionë euro për mbrojtësin e Italisë

29 Mars 2026 17:24 Telesport Alessandro Bastoni do të jetë një nga protagonistët kryesor të verës së ardhshme. Javët e fundit po shtohen gjithmonë e më shumë zërat për një transferimit të qendërmbrojtësit italian drejt Barcelonës në verën e ardhshme. Pavarësisht rëndësisë që ka tek Inter, drejtuesit zikaltër do të hiqnin dorë prej Bastonit vetëm për një ofertë 70-80 milionë euro, shifër që mesa duket Barcelona është e gatshme ta paguajë. Ndërkohë, “L’Interista” zbulon se një nga emrat që po shyrtojnë drejtuesit zikaltër për të zëvendësuar Bastonin është shoku i tij i Kombëtares, Riccardo Calafiori, i transferuar në verën e vitit 2024 nga Bologna tek Arsenal për 45 milionë euro. Për shkak të lëndimeve të vazhdueshme por edhe konkurrencës së fortë, Calafiori ka luajtur vetëm...