Në pritje të Barella-s e Çalhanoglu, dy mesfushorët pritet të rikthehen ndaj Juventusit

Në pritje të Barella-s e Çalhanoglu, dy mesfushorët pritet të rikthehen ndaj Juventusit

Cristian Chivu ka konfirmuar pas ndeshjes ndaj Torinos, se dy mesfushorët zikaltër Nicolo Barella dhe turku Hakan Çalhanoglu do të mungojnë në ndeshjen e kësaj fundjave në transfertën ndaj Sassuolos. Dy mesfushortët pritet t’i bashkohen grupit javën e ardhshme, teksa objektivi i Interit është t’i ketë të gatshëm për supersfidën kundër Juventusit, më 14 shkurt. Edhe pse dy mesfushorët kryesorë kanë munguar, mesfusha zikaltër ka dhënë përgjigje pozitive. Zielinski, Sucic, Mkhitaryan dhe Frattesi kanë mbajtur nivel të lartë, duke treguar se skuadra ka alternativa dhe cilësi. Me një kalendar të ngjeshur përpara, rikthimi i Barellës dhe Çalhanoglusë është më shumë se i domosdoshëm, duke rritur mundësitë e rotacionit, për të përballuar angazhimin e tye në tre kompeticione.