Në Melburn nis epoka e re: Lamtumirë DRS, tani vjen sistemi aktiv aerodinamik
Sezoni i Formula 1 do të nisë, sipas traditës, në Australi, në pistën “Albert Park Circuit”. Për garën e parë të vitit janë bërë tashmë publike detajet operative lidhur me zonat e “Straight Line Mode”. Por, çfarë është “Straight Line Mode”? Bëhet fjalë për një sistem aktiv aerodinamik që zëvendëson atë DRS, i projektuar për të minimizuar rezistencën e ajrit (drag) në vijat e drejta të pistës, i futur këtë sezon në Formula 1 me revolucionin e rregullores. Ky sistem funksionon duke rregulluar në mënyrë aktive elementët e krahut të përparmë dhe të pasmë në një konfigurim me rezistencë të ulët ajri, duke rritur shpejtësinë maksimale në mënyrë të pavarur nga distanca me makinat e tjera (pra, pa qenë i kushtëzuar nga afrimi me një...
Burimi:
gijotina.com