Në krah të Rashicës, Asllani zbret në stërvitje, nis zyrtarisht aventurën te Beshiktash (VIDEO)
Për herë të parë në karrierë, Kristjan Asllani largohet nga Italia, me mesfushorin që i bashkohet kolonisë kuqezi në Turqi. Asllani u prezantua te Beshiktash, me klubin bardhezi që njoftoi arritjen e marrëveshjes me Inter për një transferim në formë huazimi deri në përfundim të këtij sezoni, me të drejtë blerje në verë. Pas prezantimit zyrtar, Asllani zbriti menjëherë në stërvitje, ku gjatë gjithë kohës ishte në krah të Milot Rashicës, me sulmuesin dardan që bëri edhe përkthyesin duke i treguar trajnerit, por dhe lojtarëve të tjerë së me Asllanin janë vëllezër, pamje me të vërtetë të veçanta. Beshiktash është një provë e fortë për mesfushorin kuqezi në këtë pikë të karrierës. Që pas transferimit të tij tek Inter, Asllani nuk arriti thuajse kurrë të...
Burimi:
gijotina.com