Ndryshime në Kombëtaret e moshave/ Fatjon Tafaj emërohet trajner i Kombëtares U-19, Armand Dama merr drejtimin e Kombëtares U-17
Federata e Futbollit ka vendosur të bëjë dy ndryshime në drejtimin teknik të Kombëtareve të moshave, në funksion të zhvillimit dhe konsolidimit të futbollit të të rinjve. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se Kombëtarja U-19 për djem do të drejtohet në vazhdimësi nga trajneri Fatjon Tafaj, i cili më herët ka qenë në krye të Kombëtares U-17. Ndërkohë, drejtimin e Kombëtares U-17 do ta marrë trajneri Armand Dama. Në muajin mars, Kombëtarja U-19 do të zbresë në fushë për ndeshjet e raundit të parë kualifikues të Kampionatit Europian. Kuqezinjtë bëjnë pjesë në grupin B4, së bashku me Norvegjinë, Luksemburgun dhe Maltën, dhe do të drejtohen nga trajneri Fatjon Tafaj në këtë fazë të rëndësishme të kompeticionit. Ndërkohë, prova e parë për trajnerin...
Burimi:
gijotina.com