Ndeshje epike në “Australian Open 2026”, Alkaraz e Djokovic janë në finale

Ndeshje epike në “Australian Open 2026”, Alkaraz e Djokovic janë në finale

“Australian Open” ka dhuruar të premten dy gjysmëfinale nga më epiket në historinë e këtij kompeticioni, duke përcaktuar edhe finalen e madhe të së dielës, aty ku Karlos Alkaraz dhe Novak Xhokoviç do të matin forcat për trofeun e parë Grand Slam të sezonit. Rreth dhjetë orë për dy ndeshje të jashtëzakonshme, me Alkarazin që elimonoi Zverevin, ndërsa Xhokoviç bëri për lot italianët, duke shkurorëzuar Janik Sinerin, fitues I dy edicionevce të fundit në Grand Slamin e Melburnit. Novak Xhokoviç reagon menjëherë sa herë që i përmendet se është pas Karlos Alkarazit dhe Janik Sinerit. “Rivalët e mi të mëdhenj kanë qenë Roxher Federer dhe Rafael Nadal. Unë nuk kam qenë gjithmonë ndjekësi”, përgjigjet ai, duke iu referuar epërsisë së tij në shifra ndaj dy...