Ndeshja ndaj Flamurtarit, Tetova: Egnatia për 3 pikë, luajmë ndaj një rivali të fortë
Para takimit ndaj Flamurtarit, tekniku i Egnatias, Edlir Tetova u shpreh se ekipi i tij do tentojë vetëm suksesin në këtë ndeshje. Përballja me Flamurtarin – “Është një ndeshje e fortë, Flamurtari kërkon pikë me çdo kusht. Ne sigurisht që jemi në një pozicion komod, por kërkojmë vazhdimësi sepse vijmë nga tre rezultate jo të mira”. Jeni në një fazë ku Egnatia po kërkon vazhdimësi rezultatesh. A është kjo ndeshje si detyrim për fitoren? “E thashë edhe më parë që vijmë nga tri ndeshje me rezultate jo të mira. Nuk është një detyrim, ajo që mendoj për futbollin është vazhdimësia e lojës. Në çdo ndeshje kemi bërë lojëra të bukura, pavarësisht se nuk kemi marrë rezultat. Vazhdimësia e lojës është ajo që unë dua më...
Burimi:
gijotina.com