“Ndeshja më e rëndësishme e jetës time”, trajneri i Polonisë flet për Shqipërinë: Na kanë krijuar probleme, uroj që nesër të mos na bëjnë surprizën

“Ndeshja më e rëndësishme e jetës time”, trajneri i Polonisë flet për Shqipërinë: Na kanë krijuar probleme, uroj që nesër të mos na bëjnë surprizën

Trajneri i Polonisë, Jan Urban, është shfaqur sot para mediave për konferencën e zakonshme në prag të sfidës me Shqipërinë, në gjysmëfinalet e play-off të Botërorit. Tekniku i polakëve theksoi edhe një herë se sa e vështirë do të ishte ndeshja përballë kuqezinjve, për të ulur paksa entuziazmin e tepruar të vendasve. “Ata fituan një ndeshje jashtë fushe në Ligën e Kombeve ndaj Ukrainës e gjithashtu fituan një ndeshje të rëndësishme dhe prestigjioze jashtë ndaj Serbisë. Dhe sipas mendimit tim, ata u paraqitën në mënyrë brilante në Kampionatin Europian. U mundën 1-0 nga Spanja, 2-1 nga Italia dhe barazuan 2-2 me Kroacinë. Kjo tregon se është një skuadër e aftë që të shkaktojë një surprizë. Uroj që të mos jetë nesër”, tha fillimisht trajneri polak....