Ndeshja e Play Off në Poloni, Shqipëria më shumë bileta në dispozicion?
Shqipëria kërkon të shkruajë historinë, teksa synon Botërorin. Në gjysmëfinale të Play Off, kuqezinjtë do sfidojnë Poloninë në 26 mars. Për takimin që do luhet në stadiumin “Narodovi”, interesimi ka qënë i lartë nga tifozët e kombëtares tonë, por rregullorja nuk lejon më shumë se 5% për transfertat. Në këto kushte, FSHF ka filluar tratativat me polakët, në mënyrë që në stadium të ketë më shumë shqiptarë nga çfarë lejohet, pra më shumë se 3 mijë bileta. Ekziston mundësia që në stadium të ketë 4 mijë e 500 tifozë kuqezi, numër që mund të shkojë në 6 mijë, në varësi nëse Federata Polake do pranojë apo jo. Nëse kalojmë Poloninë, në finale gjejmë fituesin e Suedi–Ukrainë.
Burimi:
gijotina.com