Ndeshja e Bylisit me Egnatian, Mirel Josa me tre mungesa deri të mërkurën
Në Ballsh kanë qenë të mbërthyer nga grumbullimet e Kombëtareve, ndërsa disa prej lojtarëve titullarë vijojnë të jenë të angazhuar me përfaqësueset e tyre. Marku dhe Përndreca pritet të aktivizohen në miqësoren ndaj Uzbekistanit, ndërsa Kamara është grumbulluar me Niger për dy sfidat kundër Libisë dhe Togos. Trajneri Mirel Josa pritet ta ketë grupin e plotë vetëm në mesjavë, por pavarësisht kësaj, mallakastriotët synojnë një rezultat pozitiv në transfertën e Rrogozhinë ndaj Egnatia. Bylisi pritet të ketë disa rikthime të rëndësishme për këtë përballje. Bruno në mbrojtje dhe Koxhaj në mesfushë pritet të jenë në dispozicion të trajnerit, ndërsa edhe Serxhio Emini, i cili ka marrë minuta me ekipin B, shihet si një alternativë shtesë në repartin ofensiv. Ndërkohë, mbetet për t’u vlerësuar gjendja e...
Burimi:
gijotina.com