Ndërlikohet pista Kolo Muani, Juve hidhet në sulm për Zirkzee

Ndërlikohet pista Kolo Muani, Juve hidhet në sulm për Zirkzee

Dëshira e madhe e Juves në këtë merkato dimri është Kolo Muani, por negociatat për të rikthyer francezin në Torino po ndërlikohen ndërsa koha është në disfavor të “Zonjës së Vjetër” pasi merkato mbyllet me 2 shkurt. Në kushte të tilla, Juve nuk dëshiron të rrezikojë për këtë arsye sipas TuttoSport, drejtuesit e bardhezinjë i janë rikthyer edhe një herë pistës Zirkzee, me sulmuesin holandez që nuk bën pjesë në planet e Man.United. Zirkzee është i qartë për këtë, për këtë arsye edhe ish futbollisti i Bologna po shtyn për një largim të shpejtë nga “Old Trafford” ndërsa ka dhënë pëlqimin e tij për një rikthim në Itali. Juve ka një marrëdhënie të shkëlqyer me agjentin e Zirkzee, i njëjti që përfaqëson edhe Douglas Luiz....