Burimi:
sportiim.al
Foto © sportiim.al
Ndahet nga jeta Xhon Robertson, legjenda e Notingham Forest
Futbolli britanik po mban zi për vdekjen e Xhon Robertson, mesfushorit skocez i cili luajti një rol kyç në suksesin legjendar të Notingham Forest në Kupën Europiane në vitet 1979 dhe 1980. Njoftimi u bë nga klubi i Premier League, i cili kujton “talentin e pakrahasueshëm të John, përulësinë e tij dhe përkushtimin e tij të palëkundur ndaj Nottingham Forest”. Gjithashtu klubi i Selltik në Skoci ka dalë me një postim për ish trajnerin e tyre: Klubi i Futbollit Celtic është i trishtuar të mësojë për ndarjen nga jeta të ish-ndihmës trajnerit tonë, John Robertson. Sikundër dhe Derbi Kaunti në Angli me të cilin luajti në vitet 1983-85./Sportiim.al/ Vazhdo leximin