NBA/ Përballja e kryesueseve, Detroit “thyen” Oklahoma-n, 10 fitore radhazi për Spurs
Detroit fitoi 124-116 ndaj Oklahoma, në përballjen mes dy ekipeve që kryesojnë renditjen në Konferencat përkatëse. Një ndeshje me rivalitet mes dy ekipeve më të mira në NBA, ku për Pistons u dalluan Duren e Cuninngham me nga 29 pikë secili. Double double i Jaylin Williams ndërkohë falë 30 pikëve dhe 11 topave në tabelë nuk mjaftoi për kampionët në fuqi të Thunder, të cilët vuajtën mungesën e yllit të tyre Shai Alexander. Fitore në sekondat e fundit për Milwaukee, që mundi 118-116 Cleveland. 7 lojtarë të Bucks, përfshi titullarët, realizuan mbi 10 pikë. Jashtë fushe fiton ekipi i Golden State, që falë 52 pikëve të realizuara nga lojtarët e stolit, fituan 133-112 ndaj Memphis. San Antonio korri sot fitoren e 10-të radhazi, duke mundur...
Burimi:
gijotina.com