NBA/ “Bien” 2 kryesuesit, Oklahoma dhe Detroit zhgënjejnë, Miami mund Chicagon

NBA/ “Bien” 2 kryesuesit, Oklahoma dhe Detroit zhgënjejnë, Miami mund Chicagon

Mbrëmje e “errët” për dy kryesueset e konferencave në NBA, me Oklahoman dhe Detroit, të cilat dolën të mundura në sfidat e zhvilluara të enjten në mbrëmje në NBA Kështu skuadra kampione e Oklahoma u mund 123-111 në fushën e Minnesota, por vazhdon të komandojë renditjen e NBA. Shai realizoi 30 pikë për miqtë por që s’mjaftuan për të fituar, ndërsa Anthony Edwards me 26 pikë u dallua për Minnesotan. Bie edhe skuadra e Detroit, kryesuesja e renditjes në Lindje. Pistons u mundën 114-96 nga Phoenix, sfidë ku shkëlqeu Dillon Brooks, autor i 40 pikëve. Ndërsa Dallas, u mund 123-121 në shtëpi nga Charlotte (Knueppel 34 pikë). Fitore në sekondat e fundit për Miami, që mundi 116-113 Chicago, ndeshje ku 7 lojtarë të ekipit mik...