Napoli në festë, De Bruyne rikthehet në fushë

Napoli në festë, De Bruyne rikthehet në fushë

Napoli po përjeton makthe këtë periudhë, me blutë që e shohin veten totalisht jashtë çdo objektivi të mundshëm. E vetmja gjë për të cilën ekipi i Contes mund të luftojë është të sigurojë një vend në Champions League sezonin e ri, çdo përfundim tjetër do të ishte një dështim total. Pas humbjes së pësuar ndaj Atalantës, Napoli u rikthye në fushë për të përgatitur sfidën kundër Verona-s. Lajmi i vetëm pozitiv në këtë pikë të sezonin është rikthimi i Kevin De Bruyne. Belgu u pa në qendrën stërvitore të klubit pas një mungesë të gjatë. Që nga 25 tetori i vitit të shkuar, De Bruyne zbret për herë të parë në fushë, por vijon të stërvitet në mënyrë të diferencuar. Sipas informacioneve të fundit, belgu...