Mungon vetëm firma, befason Asllani, largohet nga Italia
Më në fund, e ardhmja e Kristjan Asllanit është shumë pranë zgjidhjes, kjo pasi mesfushori kuqezi ka dhënë bekimin e tij për t’u transferuar në Turqi, tek ekipi i Beshiktash. Të gjithë mediat italiane në sinkron e bëjnë fakt të kryer transferimin e Asllanit në Stamboll, me Inter dhe Beshiktash që kanë gjetur akordin total. Bëhet fjalë për një transferim në formë huazimi me të drejtë blerje në fund të sezonit. Në këto ditë të fundit të merkatos, pasi të jenë zgjidhur edhe detajet e fundit, më shumë burokratike, Asllani pritet të zbarkojë në Stamboll ku për herë të parë në karrierë do të nis një aventurë jashtë Italisë. Kjo ishte një pengesë e fortë, pasi Asllani në më shumë se një herë këtë periudhë...
Burimi:
gijotina.com