Mundi rivalin e vet/ Sportisti grek rrihet barbarisht në Serbi bashkë me trajnerin e tij

Mundi rivalin e vet/ Sportisti grek rrihet barbarisht në Serbi bashkë me trajnerin e tij

Një ngjarje e rëndë dhune në sport është shënuar gjatë një ndeshjeje kickbox-i në Serbi, ku protagonist ishte sportisti grek Giannis Tsoukalas dhe bashkëpunëtori i tij, Pavlos Kochliaridis. Pasi sportisti grek mundi rivalin e tij serb në një ndeshje në Novi Pazar, rreth 100 persona hynë në ring dhe sulmuan ekipin grek, duke i rrahur në mënyrë barbare. Sipas dëshmisë së Kochliaridis, incidenti ndodhi vetëm pak sekonda pas fitores së Tsoukalas-it me nokaut ndaj kundërshtarit serb Vahid Kicara. Persona të shumtë hynë me dhunë në ring dhe goditën sportistin grek, i cili u transportua i lënduar në spital. Ai theksoi se situata mund të kishte përfunduar në tragjedi, pasi ekipi grek përbëhej vetëm nga katër persona, ndërsa në ring u futën rreth njëqind. Në një...