Muçi po kërkon të thyejë rekordin turk të Burak Jilmazit pas 14 vjetësh
Në kampionatin turk luan një kontigjent i rëndësishëm dhe cilësor i futbollistëve shqiptarë, por muajt e fundit vëmendjen kryesore nga ky kontigjent e ka marrë sulmuesi Ernest Muçi. Në fakt, futbollisti i kombëtares shqiptare ka qenë mahnitës me performancën e tij deri më tani në këtë sezon me skuadrën e Trabzonsporit ku në 18 ndeshje në total ka shënuar 10 gola. Megjithatë ai në ndeshjen e së nesërmes ndaj Masimpasha, nëse do të arrijë të shënojë, do të barazojë rekordin e legjendës së Trabzonsporit Burak Jilmaz, me 7 gola në 7 ndeshje radhazi, rekord që mbahet që nga sezoni 2011/2012. Janë këto paraqitje që tashmë drejtuesit e ekipit po mendojnë për ta blerë përfundimisht. Në një intervistë mëngjesin e sotëm, presidenti i Trabzonsporit, Ertuğrul Doğan...
Burimi:
sot.com.al