Muçi fiton zemrat e tifozëve, gazetari turk tregon të ardhmen e sulmuesit kuqezi
Ernest Muçi po gjen veten te Trabzonspor, teksa po shënon rregullisht dhe ka fituar kështu zemrat e tifozëve. Në fitoren ndaj Samsunspor, sulmuesi kuqezi realizoi një gol dhe dhuroi një asist. Muçi është i huazuar nga Besiktas dhe të reja të rëndësishme vijnë së fundmi. Gazetari i njohur sportiv turk, Ulash Ozdemir, ka thënë në studion e “ASport” se Trabzonspor dëshiron të blejë kartonin e lojtarit. “Trajneri Fatih Tehe dëshiron të shohë një lojtar si Ernest Muçi në skuadër në sezonin e ardhshëm”- tha Ulash. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
Burimi:
gijotina.com