Muçi dha një deklaratë dashurie! E ardhmja e tij nuk ka më dilema
6 Mars 2026 18:37 Telesport Ernest Muçi ka bërë gjithçka si duhet te Tranzonspor dhe ka fituar mijëra mbështetës këtë sezon. Besiktas e lëshoi në formë huazimi dhe nuk dihet se ku do të luajë në sezonin e ardhshëm. Në orët e fundit 24 vjeçari ka dhënë një deklaratë mjaft pozitive në median turke, ku duket se ka paralajmëruar vendimin e tij për të ardhmen. ‘Jam i kënaqur që erdha këtu. Është diçka e këndshme të luash futboll te kjo skuadër. Ndihem më mirë’, ka deklaruar Muçi. Deri tani, Muçi ka 10 gola dhe 4 asiste në 12 ndeshje në kampionatin turk.
Burimi:
telesport.al