Mourinho dhe dy italianë, njëri prej tyre do të jetë trajneri i ri i Real Madrid
11 Maj 2026 17:35 Telesport Real Madrid po mbyll një nga sezonet më të errëta në historinë e tyre. Sikur të mos mjaftonte fakti që nuk fituan asnjë trofe këtë sezon, sherret dhe mosmarrëveshjet e shumta mes lojtarëve brenda ekipit kanë krijuar një klimë tejet të tensionuar. Për këtë arsye, klubi madrilen do të pësojë në verë ndryshime të shumta duke nisur që nga posti i trajnerit. Alvaro Arbeloa dihet tashmë që do të largohet. Real Madrid po shqyrton tre alternativa për të zgjedhur mes tyre trajnerin e ri. I pari në listë është Jose Mourinho. “The Special One” ka dhënë dritën jeshile ëpr t’u rikthyer në Madrid, por vetë Florentino Perez nuk është i bindur plotësisht, bëjnë me dije mediet spanjolle. Përveç Mourinho-s në...
Burimi:
telesport.al