MotoGP/ Mir shkëlqen në ditën 2, rrëzohet Aleks Markez! Aksidente dhe shi, spikat edhe Banjaja

MotoGP/ Mir shkëlqen në ditën 2, rrëzohet Aleks Markez! Aksidente dhe shi, spikat edhe Banjaja

Cirkuiti i Sepangut në Malajzi përjetoi dje ditën e dytë të testeve zyrtare të parasezonit 2026 të MotoGP-së. Lajmi kryesor ishte vendimi i Yamahës për të ndalur pilotët, për të mbledhur materialet dhe për të mos vazhduar më testimet, për arsye sigurie, në mënyrë që të hetojë motorin. Temperaturat ishin pak më të ulëta se në ditën e parë, kur Mark Markez dominoi me xhiron e tij më të shpejtë. Për këtë arsye, disa pilotë zgjodhën të provonin xhiro të shpejta që në fillim të sesionit. Më i miri ishte Joan Mir, i cili realizoi një kohë shumë të fortë (1:56.874), duke përmirësuar me dy të dhjetat rezultatin e Mark Markezit dhe duke mbetur vetëm gjysmë sekonde larg rekordit absolut të pistës malajziane, që mbahet...